Nuk ka më dyshime, Casemiro largohet nga Real Madrid

Manchester United është shumë pranë mesfushorit shkatërrues që trajneri Eric Ten Hag e kërkon prej kohësh.

Casemiro është bindur nga oferta e anglezëve dhe i ka bërë me dije Realit të Madridit vullnetin për t'u larguar drejt "Old Trafford" ku i ofrojnë dyfishin e pagës, 20 milionë dhe kontratë 4-vjeçare.

Mesfushori nuk është menduar dy herë dhe pas një bisede të hapur me presidentin Florentino Perez, ky i fundit i ka bërë me dije se vendimi i takon 30-vjeçarit pasi "Los Blancos" janë të kënaqur nga oferta e United.

Në arkën e Realit do të shkojnë 60 milionë £, ndërsa pritet që Casemiro t'i zhvillojë vizitat këtë fundjavë.