Kategoria Superiore rikthen futbollin e rëndësishëm në vend. Kukësi dhe Tirana ndahen në barazim

Starton sezoni i 84 i Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Dy skuadrat pretendente për trofeun final, Kukësi dhe Tirana u ndeshën në arenën më të re të vendit ku kampionët sfiduan verilindorët me një skuadër pothuajse tërësisht të re dhe me shumë pretendime nën drejtimin e njohjes së vjetër, Skënder Gega.

Një ndeshje me nivel që reflektoi edhe lodhjen e një faze të gjatë përgatitore për të dyja skuadrat që u mbyll në barazim 1-1. Ishte sulmuesi Kejdi Daci që e nisi sfidën me një gol të shpejtë duke e kaluar topin mbi portierin Bekaj që ashtu si Seferi, edhe pse në orbitën e merkatos, e startoi ndeshjen titullar për bardheblutë.

Kategoria Superiore rikthen futbollin e rëndësishëm në vend.

Shuplakë për të besuarit e Orges Shehit që rikuperuan terren dhe e morën kontrollin e ndeshjes dalëngadalë ndërsa Kallaku gaboi një gol pothuajse të sigurt.

Kategoria Superiore rikthen futbollin e rëndësishëm në vend.

Në pjesën e dytë, Xhixha përfitoi nga një harkim perfekt nga këndi duke e shtyrë topin në rrjetë për barazimin që qetësoi bardheblutë dhe riktheu ndeshjen në pikën zero.

Kategoria Superiore rikthen futbollin e rëndësishëm në vend.

Sfidë e bukur dhe me ritëm që rikthen emocionet e një sezoni të gjatë deri në javën e 36 dhe me një ndërprerje gati 2-mujore në nëntor dhe dhjetor për shkak të Kupës së Botës 2022. 

Java I;

20/08/2022

Erzeni – Vllaznia 17:00

Partizani – Egnatia 19:30

21/08/2022

Laçi – Teuta 17:00

Bylis – Kastrioti 17:00