Ilir Daja me Ballkanin shumë pranë ëndrrës së grupeve në Conference League

Fiton Ballkani 2-1 sfidën e parë play-off të skuadrave shqiptare në Conference League.

Në Shkup, kampionët e Maqedonisë së Veriut i dorëzohen ekipit shqiptar nga Suhareka që bëri goditjen e madhe në një mbrëmje po kaq të madhe që për t'u kompletuar duhet të pasohet nga një sfidë tjetër e rëndësishme, ajo e kthimit një javë më pas.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan vendasit ndërsa më pas me të përhershmin Albion Rrahmani skuadra nga Kosova barazoi e shënoi edhe të dytin me Korenicën. Sukses që e afron Ilir Dajën dhe Ballkanin vetëm 90 minuta larg historisë.