Nxorri dorën i vodhën orën. Lewandowski bie viktimë e hajdutëve ndërsa firmoste autografe (VIDEO)
Kërkoi me çdo kusht transferimin te Barcelona si një klub ku kishte ëndërruar gjithmonë që të luante por deri në këto momente po rezulton një zhgënjim i vërtetë ky transferim për Robert Lewandowskin.
Sikur të mos mjaftonte fakti që nuk e gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë zyrtare, polaku është bërë shënjestër e një grupi keqbërësish të cilët i kanë rrëmbyer orën në hyrje të selisë së klubit duke e bërë të kalojë një eksperiencë aspak të lumtur, përkundrazi, shumë traumatike.
Sipas raportimeve mediatike nga Katalonja, ngjarja ka ndodhur në momentin që Lewa po firmoste disa autografë nga makina e tij dhe në atë moment tre persona i kanë kapur dorën duke i hequr orën me vlerë 75 mijë euro.
E përdishmja “Sport” raporton se i ndoqi Lewa fillimisht e më pas policia që bëri të mundur ndalimin e tyre dhe rikuperimin e objektit të shtrenjtë të numrit 9.
