“Krimineli” nga Xhamajka që kërkon majën e botës në superduelin e UFC 278

Katër vjet më parë u largua nga Kingston i Xhamajkës për të emigruar bashkë me vëllain dhe mamanë drej Birminghamit në Angli dhe sot ai është në majën e botës. Quhet Leon Edwards dhe artet marciale i dhuruan një jetë të re pasi sot ai është pretendent për kampion bote në UFC, disiplinën më të ndjekur të MMA.
Vdekja e babait emigrant në Angli për përfshirje në krime të ndryshme shumë vite më parë e shtyu edhe atë në botën e krimit në Kingston.
“Pasi babai u vra kur isha vetëm 13 vjeç, unë u shkëputa nga rruga e rrezikshme vetëm në moshën 17-vjeçare kur nisa të luftoja në një paletsër dhe ajo lloj beteje është shumë e ndryshme nga rruga. E pashë që mamaja ime më shtynte të vazhdoja sepse ishte shumë krenare dhe kjo gjë më bënte të mos hiqja dorë. Ishte momenti kur hodha gjithçka pas krahëve dhe u foksuova te betejat në ring”.

Në moshën 23-vjeçare Edwards nënshkroi me UFC pasi numëronte 11 fitore në 14 ndeshje ndërsa sot nuk njeh humbje që prej 7 vitesh kur u thye nga kampioni i botës, Kamaru Usman, i njëjti kundërshtar me të cilin do të ndeshet për peshën welterweight dhe titullin botëror UFC 278 në Salt Lake City të dielën në Utah.
Nëse fiton ai do të bëhet britaniku i dytë kampion bote që pas Michael Bisping. Edwards nuk ka folur kurrë për të shkuarën e tij si gangster në lagjet e Kingstonit por ai dëshiron të ndihmojë të gjithë njerëzit që dëshirojnë një tranzicion të njëjtë me atë që ai ka kaluar, nga bota e krimit në atë të sportit.
“Sa më shumë suksese arrij aq më shumë dëshiroj t’i ndihmoj njerëzit për t’ju treguar se ajo që bëhesh nuk varet shumë nga ajo që ke qenë. E kam gjithmonë ndjesinë se mund të bëhem njeri më i mirë. Jam 100 % i rilindur edhe pse më vjen keq për mamanë që ka humbur bashkëshortin dhe një fëmijë”, thekson 30-vjeçari.
