Partizani nuk di të ndalet, Mensah vishet i kuq për tre sezone
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2022, 11:57
Alfred Mensah është futbollisti më i ri i Futboll Klub Partizanit. Sulmuesi që la gjurmë sezonin e kaluar me fanellën e Skënderbeut, vishet me fanellën e kuqe duke u bërë lojtari i dytë i repartit të avancuar që bashkohet me skuadrën e italianit Colella gjatë ditëve të fundit pas brazilianit Victor da Silva.
Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas prezanton bomberin ganez që konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për grupin e skuadrës së kuqe dukshëm në vështirësi gjatë sezonit të kaluar.
23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Partizanin deri në vitin 2025 ndërsa në tre sezone me Skënderbeun ai ka shënuar 18 gola në 68 ndeshje të luajtura.
