Luiza Gega në finalen e Europianit të Atletikës, Mynih 2022

Luiza Gega në finalen e Europianit të Atletikës që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Atletja shqiptare ka siguruar të drejtën e pjesëmarrjes në baterinë finale me 8 garuesit e disiplinës 3000 metra me pengesa.

Koha e 33-vjeçares kuqezi ishte 9.30.33 ndërsa në finale ajo shpreson minimalisht zonën e podiumit në finalen e datës 20 gusht.

Pak javë më parë, Gega u rendit e pesta në Botërorin e Atletikës ku vendosi edhe rekord kombëtar.