Madridi rrezikon të humbasë yjet e futbollit...

Joao Felix dhe Casemiro, janë këta dy emrat që po mendojnë largimin respektivisht nga Atletico e Real Madrid. Gjatë orëve të fundit të merkatos zërat për shitjen e dy lojtarëve janë shtuar aq sa edhe e përditshmja "Marca" t'i vendosë në plan të parë. 

Portugezi i skuadrës së Cholo Simeones, i blerë dy vite më parë për rreth 120 milionë nga Benfica është në listën e Man. United dhe emrit surprizë, Bayern Munich që mesa duket ka punuar në hije. 

Atletico dhe presidenti Cerezo nuk synojnë të bëjnë ulje çmimi nga vlera e blerjes dhe Joao Felix do të largohej vetëm në rast se plotësohet shifra 120 milionë. Vetë mesfushori i avancuar nuk është kundër largimit nga Madridi.

Emri tjetër lidhet me Realin dhe është Cesemiro. Zërat për një ofertë të Man. United u konsideruan të çmendur fillimisht por me operacionin 60 milionë dhe 20 në sezon për lojtarin, marrëveshja është më pranë. Vetë braziliani nuk është kundër zhvendosjes në Angli pasi shuma në tryezë është e konsiderueshme dhe kontrata afatgjatë. Tani topi kalon në këmbët e Realit.