Ngrohja globale tani dallohet qartë, kjo verë tregoi një grimcë se si do të duket e ardhmja po s’morëm masa

Ndryshimet klimatike janë bërë shqetësim kryesor për gjithë komunitetin ndërkombëtar. Vendet e Paqësorit kanë nisur një konferencë këtë javë sepse ata rrezikohen të zhduken të parët me rritjen e nivelit të detit. Ndërkohë, në Spanjë, Londër, Berlin apo Indi kemi parë tempratura ekstreme dhe rreshje ekstreme këtë verë.

Kjo verë e nxehtë me temperatura ekstreme, thatësirë të madhe dhe menjëherë, reshje të forta shiu që sjellin përmbytje është një grimcë e asaj se si do të duket e ardhmja, thonë shkencëtarët.

Temperaturat mbi 40 gradë në Spanjë, përmbytjet në Indi, thatësirat në Afrikë, shkrirja e akullnajave në Arktik janë disa nga fenomenet që po përshpejtohen vit pas viti, muaj pas muaji.

Në Londër qytetarët, në 24 orë, në fillim të gushtit u regjistrua një nivel rekord rreshjesh, ndërkohë, pak kilometër më tej, nuk u regjistruan fare reshje.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për këto luhatje të motit, ku brenda javës kemi rreshje të dendura, diell të fortë dhe thatësirë.

Shkencëtarët bëjnë thirrje që të merren masa të menjëhershme dhe të ulen temperaturat e planetit, pasi ky trend thatësire dhe përmbytjeje do të jetë krejt normal për dekadën e ardhshme.

Këtë javë vendet në Paqësor kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për rreziqet që paraqiten. Ishujt në Paqësor rrezikohet që të zhduken me rritjen e nivelit të detit.