"Paguajnë 5 mijë paund për firma false për t’i shpëtuar dëbimit" Daily Mail zbulon teknikat e shqiptarëve në Britani
Media britanike, Daily Mail, ka treguar teknikat që përdorin shqiptarët për t’i shpëtuar dëbimit nga Britania e Madhe.
Përmes një artikulli të publikuar ditën e sotme “Daily Mail” shkruan se shqiptarët paguajnë deri në 5 mijë paund për tu pajisur me raporte mjekësore false për t’i shpëtuar dëbimit.
“Bandat” shqiptare në Britani bashkëpunojnë me kompani ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false. Psikoterapistët dhe psikologët paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga Home Office, pra për tu dëbuar nga vendi”, shkruan Daily Mail.
Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria.
Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757 emigrantë.
