A lejohet të dëfrejnë politikanët? Kryeministrja finlandeze në disko, debat publik në vendin nordik
Kryeministrja finlandeze ndodhet në qendër të cikonit që ka shpërthyer për shkak të një mbrëmjeje që ajo kaloi në diskotekë me miq e mikesha. Tabloidet raportojnë se ajo kërceu me meshkuj të ndryshëm, njëri e përqafoi dhe dikujt iu ul në prehër. Ndërkohë, opozita kërkon që ajo të bëjë testin e drogës.
Finlandezët janë përfshirë nga një debat publik sa i përket disa videove të kryeministres së tyre që kërcen dhe pi në një diskotekë.
E dehur, e droguar, vallëzim intim me një mashkull, u ul në prehër të burrave të ndryshëm… janë disa nga komentet e tabloideve finlandeze për kryeministren 36-vjeçare.
Sanna Marin kishte dalë në një nga diskotekat e vendit të saj dhe ka dëfryer me miqtë dhe mikeshat e saj, ndërsa video të ndryshme të saj po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare.
36-vjeçarja është një nga kryeministret më të reja në botë, e martuar prej dy vjetësh me një biznesmen finlandez ndërsa për këtë rast partitë opozitare kërkojnë që ajo të bëjë testin e drogës.
“Kërceva, këndova dhe u dëfreva”, tha ajo për mediet vendase.
"Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në këtë pikë", u justifikua ajo.
Por nuk kanë munguar edhe kronika të medieve që flasin për dëshmitarë në diskotekë që thonë se Kryeministrja kërcente shumë afër me meshkuj të ndryshëm në diskotekë.
Kohët e fundit Finlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare edhe për shkak të aplikimit për t’u bërë pjesë e aleancës së NATO-s.
A new video of Prime Minister Sanna Marin’s “party scandal” appeared in Finland today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 19, 2022
Seiska writes that Marin, who is married and has been in that relationship for 18 years, was seen in many questionable situations.
Iltalehti has a sound expert confirming “flour-gang”. pic.twitter.com/Nj5A71R8Rd
