Veliaj, 800 mln lekë për aheng elektoral, Vasili: Taksat e qytetarëve bëhen rrush e kumbulla nga Bashkia
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me shpenzimet miliona lekë që ka bërë Kryebshkiaku i Tiranës për ahengje elektorale.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili thotë se teksa njerëzit vuajë për bukën e gojës, Veliaj harxhon lekë për fishekëzjarre, Dj, podiume e të tjera.
Më tej ai thotë se taksat e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla nga Bashkia.
Postimi i plotë:
Veliaj qindra milion leke per ahengje, ndersa njerezit vuajne per buken e gojes!
E pabesueshme, por e vertete!!
830 milion leke do te shpenzoje Bashkia e Tiranes per për fishekzjarrë, letra shpërthyese me ngjyra, podium prezantuesi, sistem pajisjesh për Di Xhej, blica për efekte speciale, tym skenik etj.
Taksat e djerses dhe te mundit te mijra qytetareve te Tiranes behen rrush e kumbulla nga Bashkia per ahengje propagande.
Ne keto kohe shume te veshtira ne vend qe çdo lek te shpenzohet nga Bashkia per hallet dhe mjerimin e shume familjeve ne varferi keta tallen dhe bejne baderdi duke perdorur taksat per ahengje propagande.
Keta qe gjobisin si hijena me Policine Bashkiake mijra qytetare per automjetet, qe u prishin shtepite dhe i hedhin ne rruge te madhe pa asnje ndihme, qe rrisin Taksat si asnje Bashki tjeter, qe vjedhin qindra milione me inceneratore, jane po keta qe ja vene vulen turpit duke harxhuar parate per ahengje.
