Sulmoi gazetarët me fjalor rruge, pezullohet nga detyra nënkomisarja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani
Një ditë pasi ofendoi punën e gazetarëve në rrjete sociale, nënkomisarja e policisë së Elbasanit Anisa Kosani është pezulluar nga detyra. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, ndaj saj ka nisur hetimi administrative për shkelje të etikës.
Nënkomisarja e policisë së Eelbasnait Anisa Kostani është larguar nga detyra pas postimeve ku shprehu kërcënime dhe fyerje ndaj gazetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, duke i kërkuar drejtorisë së Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor për thyerje të etikës.
Sipas drejtorisë së standardeve efektivja ka kryer shkelja të rëndë e kompetencave të policisë pa arsye bindëse. Krahas sektorit të standardeve profesionale mësohet se edhe Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka nisur hetimet për efektiven.
Një ditë më parë Anisa Kostani Specialiste në Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Elbasan reagoi duke ofenduar gazetarët pas raportimeve të tyre mbi ngjarjet kriminale dhe performacën e punës së policisë lokale. Më një fjalor të pa-përshtatshëm dhe me tonë kërcënues efektivja e cila e quan veten “Ice Queen”, theksonte ndër të tjera se vetëm në parajsë nuk ndodhin krime dhe vrasje.
Punonjësja e cila mbante gradën e nënkomisares, edhe më herët ka qenë objekt hetimi pasi publikonte foto provokuese në rrjetet sociale ndërsa në media ishte shfaqur me një gjarpër të cilin thoshte së e mban në shtëpi.


