U arrestua me Fatos Tushen, kryen dënimin dhe lirohet 20 ditë pas vendimit ish funksionari i bashkisë Lushnje,

Përfundon dënimin dhe lirohet nga qelia Gazmend Çela, ish zv/drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive së Pasurive në Lushnje I arrestuar së bashku me kryebashkiakun Fatos Tushe, informon Ora News

Më 29 korrik 2022 Fatos Tushe dhe 18 vartësit e tij në bashkine e Lushnjes u shpallën fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar aferës së tenderave të kësaj bashkie.

Gazmend Çela ishte dënuar  me 2.6 burg, por do të vuante 1.8 muaj burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkuartuar. Gjithashtu sipas vendimit do të jetë 5 vite jashte funksioneve publike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme Tushe do të qëndrojë në qeli 2 vite e 4 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa SPAK kërkoi 5 vjet heqje lirie. Ai u shpall i pafajshëm sa i përket shkeljes se barazisë në tendera por nuk i shpëtoi dot shpërdorimit të detyrës.