Dibër, e rrahin në derën e shtëpisë, polici qëllon në ajër për vetëmbrojtje

Një konflikt ka përshkallëzuar në dhunë fizike dhe të shtëna mesditën e sotme në Dibër.

Dy persona raportohet se kanë goditur me sende të forta një efektiv policie në derën e shtëpisë së tij ndërsa ky i fundit ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit Defrim dhe Sakip Salkurti janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. 

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij," njofton policia.