Meta: Referendumi do bëhet me hir a pahir. PL dy pr/ligje për pagat dhe borxhin publik
Partia e Lirise vijon përgatitjet për sezonin parlamentar që nis në shtator. Kjo parti po punon për propozimin e kuardrove ligjore që kanë të bëjnë me rritjen e ekonomisë reale por dhe borxhin publik.
Dy nismat u prezantuan nga eksperti I ekonomisë,profesori Petraq Milo.
“Të propozohet një kuadër ligjor që të lidh rritjen e ekonomisë reele me përfitimin real të pagës.
Një kuadër lijgor për vendosjen e një rregulli fiskal që borxhi publik të ketë një tavan që të mos ndryshohet veçse me ligj” tha Milo.
Në konferencën për medien kreu i PL-së, Ilir Meta prezantoi dhe Edmond Haxhinasto si Koordinator i Partise se Lirise per Programin Politik dhe u shpreh I sigurtë se dita e referendumit është shumë afër.
“Dita e aplikimit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës në këtë vend, sepse në këtë vend jo vetëm kemi një problem të madh legjitimiteti”
Po me çfarë votash do bëhet, a do të ketë mbështetjen e maxhorancës?
"Do ta bëjë populli shqiptar me hir apo me pahir. Sepse e ka vendosur vetë e nuk ia mohon dot njeri. Aq me keq për këdo që do të sillet në mënyrë të pandershme me këtë çështje. Referendum do të jetë shpata e demokleut jo vetëm ndaj kësaj qeverie që është e ikur por e çdo qeverie që do të guxojë të sillet sa 1/1000 e kësaj qeverie”
