Fier/ BMW devijon rrugën e përplaset me kamionin e plehrave. Shoferi frenon në kohë e shmang tragjedinë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier-Patos.

Mësohet se një automjet tip BMW, pas disa devijimeve në rrugë, është përplasur me një kamion që shërbente për mbledhjen e mbetjeve urbane.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMW. 

"Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip "BMV" me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë" informoi policia.

Ky i fundit, pasi është nxjërrë nga makina, është shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjeksore. 

Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.

Fier/ BMW devijon rrugën e përplaset me kamionin e plehrave. Shoferi

Fier/ BMW devijon rrugën e përplaset me kamionin e plehrave. Shoferi