Zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë, shuajnë zjarrin që rrezikoi lagjen muzeale Kala

Një zjarr ka rënë në kurorën me pisha të Kalasë së Beratit, në anën perëndimore.

Zjarrëfikësit u njoftuan në kohë dhe drejt zonës së zjarrit u nisën 2 mjete dhe 6 punonjës të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri.

Fatmirësisht zjarri u kap në kohë dhe u lokalizua shpejt, pa mundur të depërtonte më në brendësi të kurorës me pisha dhe drejt kishave antike të zonës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri në Kalanë e Beratit ishte i qëllimshëm pasi ishte vendosur në tre vende të ndryshme dhe në distancë të njëjtë nga njëra-tjetra.

Po punohet tashmë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie të qëllimshme e cila nëse nuk do të ishte kapur në kohë mund të kishte pasur pasoja të rënda në lagjen muzeale Kala.