Durrës/ 25 vjeçarja humb jetën, u hodh nga ballkoni i banesës së saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2022, 10:01
Një 25 vjeçare humbi jetën pasi është hedhur nga ballkoni I banesës së saj në lagjen nr 1 të Durrësit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:15 minuta.
“Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe”informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
