Meta: Në shtator nis përgatitja për qeverië teknike. Për Tao Taon dhe shefin e tij situata është dramatike

Kryetari i Partise Se Lirisë Ilir Meta replikoi me Taulant Ballën i cili dje deklaroi se Në shtator Kuvendi do të miratojë ndryshimet për të rishikuar çertifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit.

"Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator kemi punë të tjera do të punojmë për një qeveri teknike. Se duhet ti dalim për zot dhe negociatave se nuk ka shans të bëhet më një hap përpara me këtë qeveri.

Parlamenti të mblidhet që tani meqë zonja Lindita ishte tromaksur. Që tani. Ky parlament është qamet i vërtetë por prapë është një hap përpara se ka një opozitë reale. Të mblidhet që sot por Tao Tao duhet të ketë parasysh dhe ti thotë shefit të tij se në Greqi për shkak se ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë apo të tretë sic do katandiset banda ku është Tao Tao shumë shpejt dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë dhe doli kryeministri dhe bëri autokritikë.

Meta tha se ishte gati të përballet me Kuvendin lidhur me dosjen e Autoritetit të Dosjeve sipas të cilit emri i Metës ishte i përfshirë në dosjet e sigurimit të shtetit.

Madje duke e quajtur manipulim, Meta tha se Rama jo vetëm ka kaluar vijat e kuqe por dhe të zezat dhe se shumë shpejt do zbulohet se e gjitha ishte pjesë e një axhende antikombëtare për të cilën do vihen në dijeni edhe kongresmenë amerikanë.

Ilir Meta: Në rastin e I.M. së  Tao Taos, situata është dramatike për shefin e Tao Taos se është 1 mijë % e provuar se ka ndodhur një cënim I rëndë I rendit kushtetues."

Në kohën që Ilir Meta ka qenë president dhe të gjitha atributet që ka ky  pozicion, shefi i i Tao Taos ka urdhëruar dhe garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L, I dalluar si poliagjent dhe një  ish –shiksi A.H, se nuk po I përmend emrat për momentin që në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë e të trashë, dosjen e qytetarit F.T që është dhe shtetas amerikan.

Nëse nuk tronditet apo tromakset Lindita e Parlamentit tonë nga këto historitë me I.M do të habiten kongresmenët amerikanë. Si guxohet pas 33 vitesh të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjeç tentativë për arratisje dhe sot një qytetar i lirë amerikan dhe shqiptar vetëm për të implikuar dhe goditur politikisht presidentin e Republikës.

Pasi manipulimi ka ndodhur në kohën kur kam qenë president  dhe përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Rama. Ai ka kaluar jo vetëm vijat e kuqe në raport me Kushtetutën, interesin publik, kombëtar dhe në raportet njerëzore personale me kundërshtarët por ka kaluar dhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto me Ramën do ta ketë për turp dhe jam e sigurtë që do ta grisin.

Unë do të shkoj vetë në seancë plenare. Tre kartela më duhen mua me vete ti nxjerr dhe ata të sjellin të gjithë anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve të sjellim edhe M.L-të, A.H. Por kjo nuk është cështja më e rëndë ku është implikuar Edi Rama në kapje të shtetit në shërbim të agjenturave armiqësore kundër Shqipërisë. E merr emailin A.H e çon andej dhe e sjell në mënyrë anonime, gjoja dhe në emër të miqve amerikanë që na I paskan ruajtur këto secrete të papara për Ilir Metën. Shumë shpejt do të provohet se është pjesë e një axhende antikombëtare.

Parlamenti të mblidhet që sot se në shtator kemi gjëra më të rëndësishme. Tao Tao është I qetë dhe e di shumë mirë që është trillium. Me Ilir Metën këto lojra nuk shkojnë. Ilir Meta I di gabimet e tij dhe ka bërë gabim që është treguar shumë tolerant me këta mostra. Por kjo çështje do zgjidhet një herë e përgjithmonë”