Vijnë me pushime në Kune të Lezhës por s'ka ujë, turistët ikin: Nuk më shkon mendja të vij më!
Situata në Zonën turistike të Kunës në Shëngjin, është alarmante në pikun e verës. Zona është pa ujë të pijshëm prej muajsh, ndërsa si banorët edhe bizneset thonë se turistët po largohen nga kjo situatë
Në pikun e sezonit, zona turistike e Kunës në Shëngjin po përballet me mungese të ujit të pijshëm.
Prej gati 1 muaj, uji rrjedh radh herë në çezmat e familjarëve dhe bizneseve e madje është i pakonsumueshem për shkak të ndotjes.
Kjo situate po dëmton turizmin në këtë zonë e cila është mjaft e frekuentuar gjatë sezonit të verës, por nga mungesa e ujit pushuesit kanë nisur ta braktisin Kunen.
“Njerëzit po kin. Rrinë një ditë dhe ikin. Ujit i vjen era. Është tmerr”
”Ka 10 ditë që jam këtu ka problem me ujin. Uji është jeta, si të pastrohemi. Unë për vete jetoj në Zvicër dhe kam ardhur me pushime në vendin tim por kur s’ke ujë çfarë do të bësh, do të ikësh”
“Nuk ka ujë për tu larë, jo më të pish. Nuk më shkon mendja të vij më në Shqipëri”
Banorë e biznese thonë se janë pagues të rregullt të faturave të ujit të pijshem, por askush nuk përgjigjet për problematiken e krijuar. Në këto kushte ata po detyrohen të blejnë ujin e pijshëm.
“Ka 9 ditë që nuk ka ardhur uji fare. Është neglizhencë e paparë e Ujësjellësit. Rrezik të na bjerë pandemia e majmunit. Pa drita rrihet por pa ujë jo.Të paktën për banjo. Ata thonë e ka fajin projektuesi, por asnjë projektues nuk e lidh dot ujin nëse nuk ia lidh ujësjellësi.”
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë bën më dije se ndërprerjet e ujit të pijshem në Kune vinë nga mungesa e energjisë në stacionin e pompave.Por e kontaktuar për këtë çështje OSHEE në Lezhë thotë se stacioni i pompave ka linjë elektrike të dedikuar, që menaxhohet nga vetë ujësjellësi.
