Aksident tek "Pushimi i shoferit" në Divjakë/ Kamionçina përplas automjetin, drejtuesja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit Divjake në vendin e quajtur Zharrnec, ku një kamioçinë ka përplasur një mjet tip Ford Fokus.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford.

Ajo po transportohet në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtueses së automjetit ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Dëmtime ka marrë dhe drejtuesi i kamionçinës i cili është ndaluar nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë kilometrike ndërsa policia rrugore po ndodhet në vendgnjarje për të menaxhuar trafikun e rënduar.

Aksident tek "Pushimi i shoferit" në Divjakë/