Pati fatin e të vëllait, si u zhduk 14 vjeçari në lumin Seman

Kërkimet për 14 vjeçarin e zhdukur në lumin Seman, Fier mbrëmjen e djeshme po vazhdojnë ende, teksa dyshimet janë se ai është mbytur teksa po peshkonte.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Banorë të fshatit shprehen se djali vinte shpesh për peshkim, një zanat që e kishte trashëguar nga i ati. Pas vdekjes së të atit, 14 vjeçari peshkonte më së shumti vetë, ndonjëherë dhe me vëllain e madh.

Sipas tyre duket se fëmija ka patur fatin e të vëllait i cili u mbyt 10 vite më parë, në po të njëjtin lumë. Skena duket e njëjtë. Shapkat dhe rrobat e lëna në breg, teksa i vogli ishte duke luajtur me shishe uji.

"I kanë gjetur vetëm shapkat, rrobat. I njëjti fat si është mbytur dhe fëmija tjetër. Edhe i vëllai duke luajtur, kishte lënë shapkat dhe duke luajtur me shishe uji u mbyt.

Ai ishte në klasë të parë, ishte shumë i vogël. Të njëjtin fat pati dhe i vëllai. Është një dhimbje shumë e madhe," thotë një banore.

Fëmija e familjes Saka u zhduk mbrëmjen 10 gushtit teksa kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.