"Firma e babait, përndjek Ramën", bashkëshortja e Havzi Nelës: Të kërkojë falje e të japë dorëheqje

34 vjet pas vrasjes në mes të Kukësit, të Poetit Havzi Nela familja e tij kërkon drejtësi. Bashkëshortja, ka kërkuar këtë 10 gusht dorëheqjen e kryeministrit dhe kërkim faljen e tij, për shkak se i ati i tij firmosi që jeta e Havzi Nelës të mos faljen.

Si sot 34 vjet më parë Havzi Nela do të ishte artisti i fundit që do të varej në mes të qytetit të Kukësit, nga Komunistët.

Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u fut në burgjet politike të Burrelit, të Spaçit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pak para se të vare, të afërm e miq kërkuan që atij t’i falej, jeta, por një komision ku ndër të tjerë bënte pjesë edhe babai Edi Ramës, Kristaq Rama, e refuzuan faljen e tij.

E për këtë arsye, bashkëshortja e poetit të njohur Lavdie Nela kërkoi këtë 10 gusht dorëheqjen e Edi Ramës, dhe një ndjesë për dramën që i kanë shkaktuar familjes së saj.

"Kryeministri i vendit të dënojë krimet e babait të tij. Ja ku e ka emrin, Kristaq Rama.

Të gjitha janë me emër dhe mbiemër. Dosjen e kanë, le ti hapet. Në rast se Edi Rama ka din e iman, në rast se ka një pikë gjak shqiptari, ai sot duhet të japë dorëheqjen.

34 vite për mua duken 340, sepse drejtësia shqiptarë nuk ka i ka dhënë të drejtë poetit," tha ajo.

Falje dhe drejtësi nga kryeministri Rama kërkoi edhe Shukri Nela,vëllia i Havzi Nelës.

"Minimumi, sa e zeza e thoit, që të kërkojë falje," tha ai.

Pas varjes Havzi Nela u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar pas heqjes së një shtylle, si dëshmi e makabritetit dhe brutalitetit të regjimit komunist.

Pas pluralizmit politik Havzi Nela u shpall martir i demokracisë, por askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi për vrasjen e tij në mes të Kukësit.