Tiranë, përvetësoi shuma parash nga mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave, vihet në pranga 24-vjeçarja
Një 24-vjeçare është vënë në prangat e policisë pasi ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash.
Kapja e saj u bë falë operacionit policor të koduar "Bribery".
24 vjeçarja e arrestuar është shtetasja me inicialet M. Ç, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
