Fshati “i harruar” në Roskovec/ Asnjë investim në infrastrukturë, banorët: Kryetaren e Bashkisë s'e njohim fare
Zonat rurale të vendit përballen me mungesë të theksuar investimesh, kryesisht në rrugë dhe në ujin e pijshëm. I tillë është fshati Vidhisht në Roskovec. Mungesa e rrugën u ka vështirësuar jetën banorëve, ndërsa ata thonë se as pushteti lokal e as ai qendrori nuk interesohen për ta.
Pa ndriçim, pa gjelbërim , e ngushtë dhe me gropa. Kjo është rruga e një prej lagjeve në fshatit Vidhisht në Bashkinë e Roskovecit e cila prej vitesh nuk ka pasur asnjë investim .
Banorët thotë se paguajnë rregullisht taksat e ndërsa rruga vazhdon të jetë në gjendje të amortizuar.
"Këtu është shumë problem nga ferrat, rruga është e ngushtë dhe ne kalojmë me gjënë e gjallë. S'kemi ku të kalojmë. Andej kanali, ferrat, këtej janë gardhet. Ku do kaloj unë?!" thotë një banore.
Nuk ecën dot as me makinë, me asgjë. Për të mirë e të keq… që te ura dhe këtej s'ke ku të ecësh," thotë një banore.
Makinat po ju shkatërrohen gjithashtu për këmbësorët dhe fëmijët bëhet e rrezikshme.
"Është copë-copë, gjithë gropa. Del ndonjë fëmijë në rrugë… dy nipave të mi unë u rri nga mbrapa.
Do biesh, do pengohesh e do thuesh dhëmbët. Makinat kanë amortizime," thonë ato.
Të tjerë banorë thotë se iu rrezikohet edhe gjëja e gjallë për shkak se rruga është tepër e ngushtë.
Koha e vetme që banorët shikojnë përfaqësues të pushtetit vendor është koha që afrojnë votimet.
"S'duan ta dinë fare. Unë nuk e njoh fare Majlinda Bufin. Nuk e njoh!" thonë ata.
E cilësuar nga banorët si ' rruga e vdekur', përgjatë saj jetojnë rreth 70 familje të cilat janë lënë në harresë të plotë .
