“Skandalet nuk kanë të ndalur”, Balliu: Policia kërcënohet, të gjithë duhet ta rrëzojmë pushtetin e inkriminuar

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu  ka reaguar pas publikimit në rrejtet sociale të disa mesazheve ku kupola e policisë së shtetit kërcënon efektivët me heqje nga puna në rast të moszbatimit të urdhrave të tyre.

Përmes një postimi në Facebook Balliu  thotë se skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.

Skaq ai thotë se të gjithë duhet të rrëzojnë pushtetin e krimit.

Postimi i plotë:

POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT

Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.

Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.

Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!

Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.

Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë.