Korçë, i riu plagoset me thikë pas konfliktit

Një adoleshent mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Policia thotë se rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ora Neës mëson se ngjarja ka ndodhur te stadiumi për motive të dobëta. I riu është goditur me grushte në fytyrë dhe dëmtim të lehtë në shpatull me thikë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.