Memaliaj, zjarri djeg kabinën elektrike, në Shtiqën të Kukësit rrezikon 4 banesa, flakë dhe në autostradën Lushnje-Rrogozhinë
Zjarret në vendin tonë vijojnë të djegin dhjetëra hektarë sipërfaqe. Këtë të enjte 4 gusht 2022 zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe në Kukës ndërsa u rrezikuan edhe 4 banesa atje. Edhe në Lushnje flakët dogjën dhjetëra hektarë, ndërsa në të dy vatrat flakët vijojnë të jenë aktive. Gjithashtu zjarri përfshiu dhe fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj.
Një zjarr i madh ka rënë ditën e enjte (4 gusht 2022) në fshatin Shtiqen të Kukësit.
Zjarri kërcënoi gjatë ditës edhe 4 banesa, ndërsa Flakët u përhapen me shpejtësi pranë oborreve të shtëpive.
Banorët punuan që të shuajnë flakët së bashku me punonjësit e një zjarrëfikëseje te bashkisë Kukës por era e fortë dhe territori me barishte të thara e vështirësojnë situatën.
Nga ana tjetër zjarri përfshiu gjatë ditës edhe një sipërfaqe në zonën e Konjatit në Lushnje.
Flakët dolën edhe në autostraden Lushnje-Rrogozhinë duke rrezikuar qarkulkimin e automjeteve sepse flaket dhe tymi mbuluan rrugën.
Siperfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani është 20 ha tokë e pa mbjellë.
Sipas banoreve flaket erdhën nga Gramshi, një tjetër fshat, ku vatra e parë u shfaq në mengjes dhe në mesditë ajo u përhap nëpër tokat bujqësore dhe kanalet kullues.
Deri tani në Lushnje janë proceduar penalisht për zjarrvënie 20 persona e megjithatë çdo ditë shfaqen raste zjarresh në të gjithë territorin e bashkisë.
Gjithashtu një zjarr ka rënë në fshatin Kalivaç, bashkia Memaliaj. Furia e zjarrit ka përpirë dhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke lënë në errësirë banorët e zonës. Sakaq zjarri ka përfshirë dhe drurë frutore dhe ullishte.


