Spitali grek në Stamboll shpërthen në flakë, evakuohen pacientët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 15:40

Zjarri i cili ra mesditën e së enjtes në spitalin grek “Valouklis” në Stamboll, u vu nën kontroll në orët e pasdites, por pasi shkatërroi çatinë e ndërtesës historike, raportojnë mediat turke.
Për shuarjen e tij u angazhuan forcat tokësore të zjarrfikësve dhe një helikopter zjarrfikës.
Pacientët e spitalit ishin evakuuar dhe po transferohen në spitalet e tjera të qytetit.
Sipas “CNN Türk”, 104 persona janë nxjerrë nga reparti i shtëpisë së të moshuarve.
Siç raportojnë mediat, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem me sistemin elektrik të spitalit.
Prefekti Ali Yerlikaya deklaroi se nuk ka të lënduar dhe se pas shuarjes së zjarrit, shteti turk do të vazhdojë me rinovimin e spitalit.

