Fëmija, 2-vjeçar vdes pasi u bllokua në makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 08:17
Një fëmijë dy vjeçar ka vdekur pasi u bllokua në një makinë ku temperaturat ishin shumë të larta gjatë valës së të nxehtit në Kansas, SHBA.
Ky incident është ende nën hetim të plotë. Të gjitha provat deri në këtë moment tregojnë se ky ishte një aksident tragjik dhe se nuk është kryer asnjë krim, kanë thënë shërbimet e policisë së Kansas.
Raste të tilla të ngjashme janë raportuar dhe më parë në SHBA.
12 fëmijë kanë vdekur në rrethana të ngjashme vetëm këtë vit në SHBA. Rreth 38 fëmijë vdesin çdo vit, sipas Kids and Cars Safety.
