Cirku ukrainas / 24 artistë nga Kievi japin shfaqje në Festivalin e Edinburgut (VIDEO)
Artistët e cirkut urkarinas që pas pushtimit rus janë strehuar në Republikën Çeke, kanë performuar në një shfaqje, në pritje të Festivalit të Edinburgut, që përfshin kryeqytetin skocez çdo vit dhe që mbahet si festivali më i madh i arteve në botë. Mes emocineve ata rrëfejnë për pasionin për cirkun dhe luftën.
Artistët e cirkut urkainas që u larguan pas pushtimit të vendit nga rusët performojnë në një shfaqje përgatitore, një ditë para hapjes së Festivalit të Edinburgut, që mbledh interpretuesit çekë në një shfaqje të re të quajtur "Boom".
Grupi i cirkut me bazë në Pragë u ka dhënë strehë këtyre 24 artistëve nga Akademia e Arteve të Kievit, të cilët mbërritën në Republikën Çeke pas pushtimit. Rosta Novak, drejtori i 'Cirk La Putyka', shpjegon se brezi i ri i artistëve çekë dhe ukrainas po përjetojnë moment unik.
"Bëhet fjalë për një brez të ri, një brez cirku, të cilët i lidh lufta, cirku dhe brezi. Sipas moshës së tyre, anëtari më i ri i kastit është 14 vjeç. Më i madhi është 28. Ne e quajmë këtë brez, “Gjenerata Z”. Është një kohë e vështirë për ta. Artistët ukrainas janë vetëm në Pragë prej gati gjysmë viti, pa prindërit e tyre."
Kayta Smirnova, interpretuese e cirkut ukrainas flet për emocionet e përjetuara:
"Është një moment kaq i fortë, sepse kur sapo erdhëm në Pragë, ishte shumë stresuese për mua. Nuk e kuptoja ku ishim dhe për sa kohë do të qendronim këtu. Çdo herë në shfaqjen tonë, thjesht përpiqem që të gjitha ndjenjat dhe emocionet e mia nga kjo kohë t’ja përcjell publikut."
Festivali I Edinburgut është një aktivitet gjithëpërfshirës, kaotik, i kulturave të ashtuquajtura të ulta dhe të larta, që përfshin kryeqytetin skocez çdo vit dhe që mbahet si festivali më i madh i arteve në botë.
Ngjarja përfshin një festival filmi, një festival libri, dhe një festival xhazi. Është edhe festivali i gajdeve i Tatuazheve Ushtarake.
Dhe pastaj vjen festivali ndërkombëtar që përfshin koncerte me programe operash, kërcimi, baleti, teatri dhe muzike.