Itali/ Kompania prestigjoze britanike e veshjeve operonte prej 10 vitesh fshehurazi, paguan njëherësh 12 mln € taksa të prapambetura

Një rast i paprecedent është zbardhur nga mega operacioni kompleks i hetimeve të Policisë së Krimit Ekonomik e të Guardia di Finanza të Bolonjës, i koduar "Marketplace", i cili ka identifikuar aktivitetin e një grupi multinacional të një kompanie britanike në sektorin e e-commercio të veshjeve e të aseksorëve të luksit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Është një nga grupet më të njohura në shitjen online të veshjeve firmato, por që prej më shumë se një dekade vepronte në Itali në mënyrë të fshehtë e pa paguar detyrimet fiskale.

Me bazë në Itali prej vitit 2011 dhe i paregjistruar kurrë në sistemin fiskal italian, ky grup furnizonte shërbime në marketplace-in virual, për brandet më të njohura të modës e me klientë në 190 vende të botës. Ai është një nga grupet e para multinacionale që ka operuar në sektorin virtual të shitjes së veshjeve të luxury fashion.

Me 200 partnerë të një profili të lartë, kompania britanike ishte e pranishme në rrugët më të njohura të modës së qyteteve italiane e me një rrjet magazinash virtuale të identifikuar në butike të veçanta, por dhe me hapësira fizike ku kryenin magazinimin e mallrave.

Guardia di Finanza Italiane ka hetuar 400 Gigabyte të dhëna, 21 mijë email-e, 20 mijë biseda chat, 800 mijë imazhe, 20 mijë file tekstesh e mijëra profile pune e social, që kanë zbardhur aktivitetin e agjentëve shitës të kompanisë si dhe kontratat lidhëse me shumë dyqane mode të shtrira në gjithë teritorin italian.

Autoritetet e policisë së krimit ekonomik kanë identifikuar banesat e shndërruara në home office nga ku drejtohej ky aktivitet deri sot i paligjshëm.

Për cdo shitje, kompania britanike siguronte një fitim prej rreth 30% të vlerës së tij.

Ky grup vendosi të jetë bashkëpunues me autoritetet italiane, duke paguar njëherësh 12 milionë euro taksa të paderdhura, për paligjshmërinë e verifikuar deri më vitin 2019 e ka nisur derdhjen e detyrimeve fiskale ndaj shtetit italian prej 1 janarit 2020 e deri sot.