Kina lëshon disa raketa balistike në ujërat e Tajvanit, vendi në tension

Kina ka lëshuar disa raketa balistike "Dongfeng" në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:56 me orën lokale sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon një burim në ministrinë e mbrojtjes së Tajvanit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Raketat Dongfeng përdoren zakonisht nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të nisjes, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, që mund të prishte paqen rajonale, raporton BBC.

Kina ka filluar sot stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë në detet përreth Tajvanit pas vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi.