Garanci 15 mijë euro për varrimin para se të ngjisni Mont Blanc në Francë, kryebashkiaku shokon me propozimin
Një kryebashkiak në Francë ka shokuar me propozimin e bërë së fundmi për të gjithë ata që ngjisin malin Mont Blanc: Duhet të paguajnë një garanci për shpenzimet e varrimit.
Jean-Marc Peillex, kryebashkiak i Saint-Gervais, shpjegoi se ai e mori këtë vendim pasi thirrja e tij për të treguar më tepër kujdes gjatë ngjitjeve në këtë mal nga rëniet e gurëve, u injorua nga alpinistët.
Kështu ai ka vendosur që ata që duan të ngjiten në mal duhet të paguajnë një depozitë prej 15 mijë euro, nga të cilat 10 mijë euro është kosto mesatare për shpëtimin e tyre dhe 5 mijë euro për shpenzimet e varrimit të viktimës.
“Është e papranueshme që taksapaguesi francez të paguajë këto kosto,” shkruan ai.
"Rrezik vdekje", ka shkruar ai në një postim, për të ftuar njerëzit që të shtyjnë ngjitjet.
Apeli i tij, megjithatë, mbeti i padëgjuar dhe kjo e bindi kryebashkiakun që të zgjidhte këtë zgjedhje.
