Ukraina nis tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga Kosova, raportojnë mediat ukrainase

Ukraina po fillon gjithashtu tërheqjen e paqeruajtësve të saj nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë, raportoi të mërkurën portali i lajmeve RBK-Ukraine, duke cituar burime nga komanda ushtarake e Ukrainës, informon Reuters.

Ukraina aktualisht mban një kontingjent prej 40 paqeruajtësish në Kosovë si pjesë e misionit të drejtuar nga NATO-ja "KFOR" prej 3,800 trupash, por në mars presidenti Volodymyr Zelensky nxori një dekret që urdhëronte të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën me Rusinë.

"Kthimi i kontigjentit kombëtar (ukrainas) do të nënkuptojë ndërprerjen e përkohshme të pjesëmarrjes së tij në misionin e KFOR-it," citoi media ukrainase RBK-Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova është në përputhje me dekretin e 7 marsit të Zelensky që urdhëronte misionet të kthehen në shtëpi pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Misioni paqeruajtës i NATO-s i vendosur në Kosovë në vitin 1999 pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të aleancës i detyroi trupat serbe t'i jepnin fund goditjes së tyre kundër shqiptarëve të Kosovës.