Kina njofton masa hakmarrëse ekonomike në përgjigje të vizitës së Pelosit

Kina ka filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë detare dhe ajrore rreth ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit, disa orë pas largimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi nga Taipei.

Kina filloi stërvitjet ushtarake të martën në mbrëmje pas mbërritjes së Pelosit dhe më vonë njoftoi një sërë masash hakmarrëse ekonomike në përgjigje të vizitës së Pelosit.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Kinën, ndjekin një politikë të " paqartësisë strategjike "( praktika e një qeverie për të qenë qëllimisht e paqartë në disa aspekte të politikës së saj të jashtme) për Tajvanin dhe janë të detyruara me ligj t'i ofrojnë ishullit mjetet për t'u mbrojtur.

Në rast të një konflikti të ardhshëm ushtarak, ka të ngjarë që planet operacionale që po përsëriten aktualisht do të konvertohen në operacione luftarake direkte.

Tajvani në gatishmëri

Disa nga gjashtë zonat ku Pekini ka treguar se stërvitjet po mbahen janë brenda ujërave territoriale të Tajvanit.

Tajvani do të "mbajë parimin e përgatitjes për luftë pa kërkuar luftë dhe me një qëndrim "të mos përshkallëzojë konfliktin dhe të mos shkaktojë mosmarrëveshje", tha ministria në deklaratën e saj.

Grupi i Shtatë vendeve të zhvilluara ka shprehur shqetësimin për reagimin e Kinës ndaj vizitës së Pelosit, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke thënë se lëvizjet e Republikës Popullore të Kinës (PRC) rrezikojnë përshkallëzim të panevojshëm.

Vizita e Pelosit ishte e para nga një kryetar i dhomës, politikani i tretë më i lartë në SHBA, në 25 vjet. Pekini kishte kërcënuar me "pasoja të rënda" nëse ajo vazhdonte vizitën.