Zjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe të plagosur

Të paktën një person u vra dhe 13 u plagosën këtë të mërkurë kur një zjarr i madh shpërtheu në një magazinë në veriperëndim të Moskës në pronësi të firmës ruse të tregtisë elektronike Ozon, citoi RIA një burim nga shërbimet e urgjencës.

Dhjetra zjarrfikës luftuan për të shuar zjarrin duke përdorur helikopterë dhe 100 ton ujë, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi të errët dilte nga çatia e magazinës blu të ndezur.

RIA raportoi se shërbimet e urgjencës po konsideronin zjarrvënien si shkakun më të mundshëm të zjarrit në magazinë pranë vendbanimit Istra.

Ozon është një nga kompanitë e para të tregtisë elektronike në Rusi, e cilësuar shpesh si "Amazona e Rusisë" dhe u themelua në vitin 1998 si një librari online.

Zjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe tëZjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe tëZjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe tëZjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe tëZjarr i madh në magazinën Ozon në Rusi, viktima dhe të