Fitoi 8 mln $ për dy javë me fotot në "Only Fans", modelja dëshiron të blejë klubin e futbollit në Kili
Një modele e Playboy ka pohuar se ka mbledhur 8 milionë dollarë nga faqja e saj OnlyFans, dhe dëshiron të shpenzojë paratë për blerjen e klubit lokal të futbollit profesionist në Kili.
Daniella Chavez, 35 vjeç, shpreson të blejë O'Higgins F.C., e cila luan në ligën më të mirë të Kilit, kur të mbledhë fonde të mjaftueshme.
Chavez pohoi se në vetëm dy javë, ajo ka fituar 8 milionë dollarë nga llogaria e saj OnlyFans.
Ajo do të duhet të mbledhë një total prej 20 milionë dollarësh në mënyrë që të ketë një shans për të blerë klubin. O'Higgins aktualisht është në pronësi të biznesmenit kilian Ricardo Abumohor.
Chavez ka pranuar se e vetmja arsye që ajo krijoi llogarinë OnlyFans ishte për të mbledhur fonde të mjaftueshme për të blerë O'Higgins pasi ajo është një tifoze e zjarrtë e klubit të futbollit.
Chavez i tha radiostacionit kilian ADN: "Unë besoj se me ekipin tim drejtues, ne mund t'i bëjmë gjërat më mirë, të kthehemi në Rancagua një ekip fitues, me aspirata. Jo duke luajtur vetëm për të marrë pjesë. Unë dua një ekip fitues që lufton për gjithçka”.
O'Higgins lëshoi më pas një deklaratë duke thënë se ata nuk e kishin përjashtuar mundësinë e blerjes së klubit nga Chavez pasi një anëtar i klubit e kundërshtoi kategorikisht këtë, raporton Mail Online.
