Senati amerikan voton pro hyrjes së Suedisë e Finlandës në NATO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2022, 01:13
Senati amerikan ratifikoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Ky është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës Atlantike që nga vitet 1990.
Miratimi i Senatit Amerikan u mor si i mirëqenë pasi republikanët dhe demokratët kishin shprehur mbështetjen e tyre për hyrjen e dy vendeve.
Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
