Aksident në lagjen "24 Maji" në Vlorë. E reja përplas me "Audi" 55-vjeçarin

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Vlorë.

“Rreth orës 22:00, në lagjen "24 Maji", shtetasja S. B., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Audi" , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç”, njofton policia.

55 vjeçari  ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.