Pas aksidentit tragjik në Himarë, policia e Sarandës bllokon tre motoskafe që lundronin pranë bregut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 2 Gusht 2022, 21:51
Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndërmarrë aksion duke bllokuar të gjitha mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatës dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.
Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf në brigjet e Sarandës.
Policia Kufitare e portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.
Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.
Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.




