Gushti rikthen trafikun në Vlorë

Ardhja e emigrantëve përgjatë muajit korrik ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e pushuesve në Vlorë, duke rikthyer edhe njëherë fluksin e lartë të automjeteve në qytet.

Vlora në ditët e para të gushtit po karakterizohet nga qarkullimi i rënduar i automjeteve dhe trafik i rënduar në shumë akse rrugore.

Akset me fluksin më të lartë të automjeteve mbeten Lungomare, aksi Vlorë-Orikum dhe rruga Transballkanike.