Me “mik” edhe te Bayern Munchen. Mane fut në skuadrën B shokun e tij
Kush tha që vetëm në Shqipëri nevojitet “miku” për një vend puna e rritje në detyrë? Ndikimi dhe influenca e njerëzve për të favorizuar dikë apo rekomanduar një lojtar në një skuadër me emër është një fenomen i njohur edhe jashtë kufijve të vendit tonë.
Një shembull? Të freskët madje. Sadio Mane influencoi që shoku i tij i fëmijërisë, Desire Segbe Azankpo të transferohet nga Oldham Athletic te Bayern Munchen ku nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. Sipas një gazetari ganez, 29-vjeçari është mik i vjetër i Mane me të cilin ka luajtur në akademinë “Generation Foot Academy” në Senegal.

Rrugët e tyre u ndanë në vitin 2011 kur Mane u transferua te Metz por ata u bashkuan sërish këtë verë teksa ish-bomberi i Oldham do të jetë pjesë e skuadrës B të Bayern Munchen.


