Domethënia e vijave të çuditshme në fanellën e skuadrës së Reading

Me sloganin “Nuk mund të bëjmë gjithçka por gjithashtu nuk mund të bëjmë asgjë”, Reading ka zgjedhur një fanellë të veçantë, me disa vija ngjyrë blu, të bardhë dhe të kuqe për të dhënë një mesazh të qartë.

Vijat simbolizojnë temperaturat e regjistruara në kontenë Berkshire ku ndodhet edhe qyteza që përfaqëson skuadra 151 vjeçare. Vijat reflektojnë grafikun e profesorit Ed Hawkins, që pasqyron temperaturat e larta që këtë vit kanë thyer rekordin historik në qytezën angleze.

Domethënia e vijave të çuditshme në fanellën e

Fanella është prodhuar nga material 100 % i ricikueshëm plastike. Ideja e klubit është që të nxisë sa më shumë sensibilizimin dhe për të vënë në lëvizje aktorët dhe njerëzit të cilët me vendimet e tyre mund t’i ndalin në kohë ndryshimet klimaterike që këtë vit po reflektohen si asnjëherë tjetër në planetin tokë.