Tragjike/ Po ktheheshin nga pushimet, çifti shqiptar humb jetën në aksident në Greqi, në makinë dhe dy fëmijët (FOTO)
Një çift me origjinë shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotem në afërsi të Janinës. Sipas mediave greke çifti bashkë me dy fëmijët ishte duke u kthyer pas pushimeve që kishin kaluar në vendlindje.
Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë dy fëmijët e tyre, të moshës 26 dhe 10 vjeç.
Aksidenti rrugor ndodhi kur çifti i shqiptarëve ndaloi makinën e tyre në një vendpushim të autostradës për të parë një problem që ishte shfaqur gjatë udhëtimit.
Ata kishin dalë për të parë se çfarë po ndodhte për shkak të defektit mekanik, duke lënë të hapur derën e shoferit dhe derën direkt pas sediljes së shoferit.
Një mjet tjetër që kalonte me shpejtësi nuk i ka parë dhe e ka përplasur makinën e ndalur, duke u shkaktuar lëndime të rënda të dyve.
Përpjekjet e të pranishmëve në vendngjarje nuk patën rezultat, pasi burri mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa gruaja e tij gjatë transportit për në spital.
Sipas mediave greke dy fëmijët që ndodheshin në mjet janë dërguar në spital, pasi janë tronditur rëndë sepse gjithë skena e aksidentit ka ndodhur para syve të tyre.
