Situata me zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri, 3 vijojnë të jenë aktive
Situata me zjarret në vend vijon të jetë shqetësuese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.
U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: në fshatin Dhores, bashkia Skrapar; në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan; në fshatin Sovjan, bashkia Maliq; në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë; në fshatin Saver, bashkia Lushnje; në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë; në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë, ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.
Për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe në nivelin qendror. Jane angazhuar 255 forca operacionale nga Sherbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Vijojne aktive vatrat në: në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojne pune forcat e Adzm dhe te bashkisë per normalizimin e situates. në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA. në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra.
Është aktivizuar sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për nderhyrje nga ajri.

