Vrau bashkëjetuesen 37 vjeçare në Elbasan, ja kush është autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 08:38

Personi që shihni në foto është autori i vrasjes së 37 vjeçares në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai është identifikuar si Ramis Mici, 37 vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia pas krimit makabër.
Gazetari i Ora News ka mësuar se viktima kishte gjashtë vite që bashkëjetonte me Micin. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë.
Ata jetonin në një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Jetmira Elezi ishte nga qyteti i Belshit, dhe të dy nuk kishin një punë të qëndrueshme, ndërsa shkak për ngjarjen mësohet të ishin konfliktet e shpeshta që kishte çifti.

Në foto: Viktima Jetlira Elezi, Autori Ramis Mici dhe banesa ku ndodhi vrasja
