Rrjeti i supermarketeve në Britani ul çmimet e karburanteve për të ndihmuar shoferët të kursejnë
Supermarketi i tretë më i madh në Britani, Asda, pohon se ka ulur çmimin e benzinës dhe të naftës për klientët e saj.
Në një njoftim, Asda tha se ka ulur çmimin e benzinës 5 cent për litër dhe naftën me 3 cent për të ndihmuar shoferët të kursejnë para kur mbushin serbatorët e tyre.
Kjo do të thotë se shoferët do të paguajnë mesatarisht 1,74 £ për një litër benzinë dhe 1,85 £ për naftë kur mbushin karburantet në 323 pompat e karburantit të Asda në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo gjë vjen mes çmimeve rekord të karburantit që kanë shkaktuar protesta mbarëkombëtare, pasi njerëzit në të gjithë vendin luftojnë për të qëndruar financiarisht në këmbë, me disa shoferë të paaftë për të përballuar karburantin për të shkuar në punë.
Zëdhënësi i çmimit të karburantit në kompani, Luke Bosdet tha: "Lëvizja e çmimit të Asda është mbresëlënëse, duke ulur në fakt 10 cent për një litër nga çmimi mesatar i benzinës në Mbretërinë e Bashkuar.”
