Konfirmohet viktima e parë në Europë nga lia e majmunit

Është regjistruar viktima e parë në Europë nga lia e majminit.

Sipas mediave të huaja, ka humbur jetën një qytetar në Spanjë. Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen të premten, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, më herët të premten.

Në raportin e fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste të prekura  ishin konfirmuar në vend, shkruan SkyNews.

Ndërkohë 120 ndodhet të shtruar në spital.